Pjesëtarët e MPB-së, UKP-së, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, Policinë e Vranjës dhe Xhandarmërinë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, kanë arrestuar E.L (1976), për shkak të dyshimit se ka kryer vepër krimi i prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, njofton policia, përcjell LajmiAL.
Ai akuzohet se në fund të gushtit të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka blerë në Kosovë, dhe ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marijuanë.
D. I. akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.
Pamjet ee MPB gjatë aksionit të arrestimit në Nasalcë.









