Feriz (Xhemail) Hasani (1930-2007) – Këpucar – Librar

0
419

Feriz (Xhemail) Hasani lindi në vitin 1930 në Tërrnoc. Ishte djali I Xhemailit të mëhallës Shteke të familjes të Salih Lutës të Tërrnocit.
Që në moshë të mitur Agën Feriz e kishin karaketrizuar ambicioziteti dhe kureshtja e shumë sferave jetësore nga që edhe ishte përcaktuar për këtë lloj të zejes: këpucar-kundraxhi. I inspiruar nga dhëndri i tij, nga aga Shefki Brica (berberit) fillimisht nis zanatin te aga Ahmet (Bitërri) i cili aso kohe bënte riparimin e Opingave (Batave) dhe Çizmeve.
Ndërkohë në vitin 1942-1943 vazhdon zanatin te Ustah Riza në Gjilan.
Aty qëndron për tetë vite rresht dhe merr kualifikimin e lartë.
Vlen të theksohet që gjatë qëndrimit në Gjilan për të ishte kujdesur motra e tij e madhe, Lutfija. Pas tetë vitesh qëndrimi në Gjilan kthehet në Tërrnoc kur edhe fejohet me Ferinaze Ismajlin nga Fshati Kopernicë të Kamenicës së Kosovës, e që pas fejesës shkon ne Shërbimin Ushtarak (APJ) ku shërben si këpucar.
Pas shërbimit ushtarak për 12 vite rresht vazhdon të ushtrojë profesionin e këpuctarit në Tërrnoc (deri në vitin 1962-1963 ku njëkohësisht ishte edhe anëtar i Komisionit për Çertfikinin e Zanatlinjve të Komunës së Bujanocit.
Pas vdekjes së bashkeshortes, edhe pse kish tentuar qe ta vazhdonte profesionin e këpucarit, iu desh të kalonte në profesionin e punëtorit për Kontrollin e Kualitetit të Prodhimit të Produkteve në Repartin e quajtur “Gumoplastika”.
Këtë veprimtari e zhvillon për 7-8 vite, e më pastaj gjatë vitit shkollor 1968/69 inicoi hapjen e Librarisë së parë në Tërrnoc, duke sjellë edhe gazetën “Rilindja”.
Këtë veprimtari të libraritë e kreu deri në vitin 1972.
Pas vitit 1972 i kthehet sërish profesionit të tij të këpucarit, zanat që e ushtroi deri në vitin 1982.
Nga ky vit orvatjet për t’u pensionuar, por nuk ia arriti. Aga Feriz kundraxhia vdiq në vitin 2007.
Pas vetes la të shoqen dhe dy djem: Jakupin dhe Ejupin. Jakupi (tashmë i ndjerë) la pesë fëmijë. Vajzat: Birgylin, Nebehaten, Nebijen, Fatimen dhe djalin, Adnanin.
Ndërsa djali Ejupi ka tre fëmijë. Vajzat: Ferinazen e Lumnijen dhe djalin Qenanin. Pasardhësit e agës Feriz me familjet e tyre jetojnë në Tërrnoc, në Amerikë e në Zvicër.

Në foto: aga Feriz kundraxhia

(Autori është Nehat Salihu)