Lindi në Tërrnoc në vitin 1951. Ishte djali i Shabanit të Terzive të Tërrnocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të zejtarisë: Shkollën e Nxënësve në Ekonomi. (SH.U.P.) në gjuhën serbe në Bujanoc. Mori diplomen “Këpucar i kualifikuar”.
Pasi u aftësua në këtë zanat, për disa vite punoi te mjeshtri ku mori zanatin.
Më vonë hapi shitoren e këpucëve “Angrokozha i gume” nga Shkupi në Bujanoc në shtëpinë e Ramës arëtarit. Në këtë dyqan punoi deri në fund të jetps së tij. Mustaf (Shaban) Mustafa vdiq në vitin 1989. Pas vdekjes, la gruan Misreten, rrobaqepëse dhe katër fëmijë. Djemtë: Abdullahun që kreu shkollën e lartë të gjeodezisë në Zagreb, e që tani punon në Basel të Zvicrës dhe Burimin që kreu fakultetin ekonomik në Prishtinë. Vajzat: Hamdushen, rrobaqepëse që e ushtron këtë zanat në Bujanoc dhe Madushen që me familjen e saj jeton në Gjermani.
((Autori është Nehat Salihu)








