KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË ZHUNICË

0
265

Karvani i Shkrimtarëve i Luginës në vazhdën e aktiviteteve të saj, vizitoi paralelen e ndarë të sh. f. “Prof. Ibrahim Kelmendi “ në fshatin Zhunicë.Në këtë shkollë Karvani u mirëprit nga personeli arsimor dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Orën letrare e hapi dhe e udhëheqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarxëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, i cili para nxënësve të kësaj shkolle foli për rëndësinë e mbajtjes së orëve letrare.

Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan një numër i kufizuar poetësh, vetëm disa nga Presheva, për shkak të respektimit të masave për mosgumbullimin e shumë njerëzve në ambiente të mbyllura për shkak të Covid 19.

Në orë letare ishin dhe lexuan, poetët: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Mustafa Ismaili, dhe Elton Mehmeti.Pati lexime dhe recitime edhe nga nxënësit e kësaj shkolle.Bilall Maliqi, kryetar.