Nga 1 korriku s’ka më roaming për thirrjet telefonike brenda vendeve të Ballkanit

0
379

Nga 1 korriku i këtij viti do të hiqet roamingu për thirrjet telefonike në vendet e Ballkanit. Kjo u paralajmërua nga Majlinda Bregu, sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në Evropën Juglindore. Sipas saj, qytetarët pa shpenzime shtesë do të kenë mundësi që telefonat e tyre celularë dhe internetin t’i përdorin në çdo shtet të

Nga 1 korriku i këtij viti do të hiqet roamingu për thirrjet telefonike në vendet e Ballkanit. Kjo u paralajmërua nga Majlinda Bregu, sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në Evropën Juglindore.

Sipas saj, qytetarët pa shpenzime shtesë do të kenë mundësi që telefonat e tyre celularë dhe internetin t’i përdorin në çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.