Dridhet Greqia, tërmet i fuqishëm me fuqi më të madhe se 6 ballë, ndjehet edhe në Sërbi

0
369

Tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë rreth orës 11:15 të paraditës së sotme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 121 kilometra në jugperëndim të Selanikut. Shkalla e tërmetit sipas matjeve të para të EMSC ka qenë 6.3 të shkallës Rihter.

Epiqendra e termetit ka qenë 23 kilometra nga Larisa, në një thellësi prej 10 kilometrash. Më pas ka ndodhur edhe një tërmet me fuqinë 4 të shkallës Rihter.

Sipas dëshmive të njerëzve nga Serbia, ai gjithashtu u ndie në Nish. Përdoruesit e Tëitter kanë raportuar se tërmeti u ndje gjithashtu në Prishtinë, Podgoricë dhe qytete në Maqedoninë Veriore dhe Kroaci.

Gazeta greke Kathimerini raporton se tërmeti u ndje në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë perëndimore dhe se madhësia ishte 5.9 e shkallës Rihter.

Mediat lokale deklarojnë se qytetarët dolën në rrugë në pjesët e prekura nga tërmeti, shkruan gazeta Kathimerini.

deri në momentet e raportimit nuk ka njoftime për viktima ose dëme.