Burgim i përjetshëm për ekstremistin gjerman që vrau politikanin pro imigrantëve

0
417

Një gjykatë në Frankfurt e dënoi me burgim të përjetshëm një përkrahës të së djathtës ekstreme për vrasjen e një politikani të njohur që i përkrahte imigrantët.

Ëalter Lubcke, guvernator rajonal nga radhët e partisë së kancelares Merkel, u qëllua në kokë nga një distancë e shkurtër në vitin 2019. Ai ishte 65 vjeç kur u vra, shkruan BBC.

Stephan Ernst, 47 vjeç, pranoi se ka qëlluar me armë në oborrin e viktimës. Kjo ishte vrasja e parë politike e motivuar nga ekstremizmi i djathtë në Gjermani që nga përfundimi i luftës.

Prokurorët thanë se motivi i vrasësit dhe një bashkëpunëtori të tij ishte ekstremizmi politik. U tha se Ernst ishte motivuar për krimin edhe nga racizmi dhe ksenofobia.

Lubcke, i vrarë afër qytetit qendror, Kassel, ishte politikani i parë i zgjedhur që u vra në Gjermani në dekadat e fundit. Ai e kishte përkrahur mikpritjen e kancelares Merkel për rreth një milion imigrantë dhe refugjatë në vitin 2015.

Raportohet se kjo ishte vrasja e parë politike që nga sulmet e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (Rote Armee Fraktion) në vitet e shtatëdhjeta.

Prokurorët e akuzuan Ernstin edhe për tentim të vrasjes së një refugjati irakian në një sulm me thikë në janar të vitit 2016. Viktima ishte plagosur rëndë.