SHKON NË 43 NUMRI I TË LËNDUARVE NGA SHPËRTHIMI NË FERIZAJ

0
429

E plotësuar: Nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj, numri i të lënduarve ka arritur në 43.

Kështu ka bërë të ditur major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 43, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Reka.

Ai ka shtuar se nga 43 të lënduar 12 prej tyre janë dërguar për në QKUK.