AMSS paralajmëron shoferët për kushte të vështira të vozitjes për shkak të rrugëve të lagura

0
68

AMSS i paralajmëron shoferët se kushtet e vozitjes janë të vështira për shkak të motit të ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu.

“Është e nevojshme kujdes i shtuar për shkak të mundësisë së shembjeve të dheut, si dhe rrëshqitjes së tokës dhe baltës në disa segmente rrugore, prandaj është e domosdoshme që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe mënyrën e drejtimit, në mënyrë që në çdo moment të kenë mjaftueshëm kohë dhe hapësirë për reagim të sigurt ndaj pengesave dhe rreziqeve të papritura”, thuhet në njoftim.