A është Vjosa Osmani politikanja e vetme që mund t’i bëjë ballë Albin Kurti?

0
212

Vjosa Osmani konsiderohet si një nga figurat e pakta politike në Kosovë që, për momentin, mund t’i bëjë ballë politikanit shumdimensional Albin Kurti. Pozita që ajo ka mbajtur i ka ofruar një hapësirë të gjerë për të fituar përvojë të thellë politike, si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Duket sikur Osmani e kishte parashikuar një rol të tillë, duke intensifikuar kontaktet me liderë botërorë, deri tek figura më të larta të politikës globale.
Madje, ajo ka arritur të sigurojë një premtim të rrallë në nivel ndërkombëtar—një deklaratë e tipit: “vetëm një telefonatë dhe gjithçka do të zgjidhet”—një zotim që pak liderë, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, pretendohet ta kenë marrë ndonjëherë nga njeriu Nr.1 i planetit.

Nëse kjo peshon në politikën e brendshme, mbetet e diskutueshme, por rëndësia simbolike është e pamohueshme.
Agjenda dhe qëndrimet politike të Osmanit, të karakterizuara nga një linjë relativisht e qëndrueshme dhe pa luhatje të mëdha, e pozicionojnë atë si një kundërshtare serioze përballë Kurtit.
Ky i fundit, i vlerësuar nga media ndërkombëtare si një politikan kompleks dhe strategjik-shumëdimensional, ka ndërtuar një profil që shtrihet përtej kufijve të vendit.

Pas përfundimit të mandatit, Osmani ka sinjalizuar qartë se nuk do të tërhiqet nga politika. Aktivizimi i saj i mëtejshëm shihet si një nga sfidat më të mëdha për Kurtin, dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron atë si një mundësi për rimëkëmbje pas rënies së thellë elektorale.

Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të zgjedhë të udhëheqë Partinë “Guxo” apo të rikthehet në Lidhja Demokratike e Kosovës. Në të dyja rastet, një skenar i tillë do të krijonte një dinamikë të re politike.
Një LDK me Osmanin në krye do të ishte një kundërshtar shumë më i fortë krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ndërsa një subjekt i konsoliduar rreth Guxo-s mund të rezultojë edhe më i paparashikueshëm për Vetëvendosjen dhe vetë Kurtin.

Në fund, nuk mund të anashkalohet ndikimi ndërkombëtar në proceset zgjedhore në rajon, veçanërisht ai i Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raste të ngjashme janë parë edhe në vende të tjera, si në Hungari, ku dinamika diplomatike ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet zgjedhore, duke rrëzuar edhe një rezhim 16 vjeçarë.

Ajo që mbetet fakt është se Vjosa Osmani është ndër të paktat figura politike në Kosovë që ende nuk është përballur drejtpërdrejt në një garë elektorale me Albin Kurti—një përballje që, nëse ndodh, pritet të jetë një nga më interesantet në skenën politike të vendit./LajmiAL/