TË HËNËN FILLON GJYSËMVJETORI I DYTË SHKOLLORË

0
186

Të hënën më 20 janar fillon gjysëmvjetori i dytë shkollorë në tërë Serbinë.

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka bërë të ditur se viti shkollor do të rifillojë më 20 janar, duke u bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe profesorëve që të mos i nënshtrohen presionit nga një numër i caktuar i mediave, rrjeteve sociale dhe anketave të supozuara që vendosin nëse do të ketë një gjysmëvjetor të dytë. apo jo.

Shkollat ​​duhet të funksionojnë, arsimi fillor është i detyrueshëm, nuk lejohet ndërprerja e mësimit, e nëse ka protestë, bëhet duke shkurtuar orët e mësimit në 30 minuta, tha Vuçeviq, duke u bërë thirrje mësuesve dhe prindërve që të mos lejojnë abuzimin e fëmijëve.

Nga ana tjetër mësimin në komunën e Bujanocit nesër do ta fillojnë edhe shkollat e mesme, lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e sh.m “Sezai Surroi” përmes një njoftimi në rrjetin social.

Lajmërim,

Të nderuar prindër dhe nxënës,

Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25 fillon ditën e hënë, më 20 janar 2025, sipas orarit ekzistues.

I gjithë stafi i shkollës ju uron shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të këtij viti shkollor.

Me respekt, Shërbimi i shkollës! thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimin përmes rrjetit social për nxënësit e ka bërë edhe sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc

Njoftim

Të nderuar nxënës dhe prindër

Ju njoftojmë se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024/25 fillon ditën e hënë, nesër më 20 janar 2025.

Drejtoria e shkollës ju uron shëndet dhe suksese në vazhdim.

Me respekt nga drejtoria dhe shërbimi i shkollës! thuhet në njoftimin e shkollës./LajmiAL/