Në letrën e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqërorë drejtuar kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Nevzad Lutfiut, është theksuar qartë se informacionet rreth shpalljes së konkursit të bujqësisë në adresë të Ministrisë gjegjëse kanë shkuar nga APN.
Po në letrën e Ministrisë gjegjëse, thuhet se e kanë kontrolluar faqen zyrtare të KKSH-së (e cila është vetëm në gjuhën shqipe) dhe e kanë konstatuar se informacioni i dhënë nga APN është i saktë, gjë që sipas kësaj shkrese konkursi i bujqësisë i financuar nga mjetet e Qeverisë së R. Kosovës nuk përkon me ligjet e Serbisë që përcaktojnë funksionimin e këshillave nacionale të pakicave kombëtare në këtë rast me fushveprimet e KKSH-së.
Megjithatë letra e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqërorë e nënshkruar nga vet Ministri Tomisllav Zhigmanov lë të kuptojë se, sikur mos ta ketë njoftuar APN Ministrinë në fjalë, e gjith proceduar e konkursit do të kishte kaluar në qetësi dhe rreth 1.000 ekonomi bujqësore shqiptare do të kishin përfituar nga këto mjete, kjo sepse Ministria gjegjëse nuk paska qenë e njoftuar, apo nuk paska qenë e interesuar për ecurinë e këtij konkursi
Pavarësisht deklarimit të kryetarit të KKSH-së Nevzad Lutfiut se nuk do ta anulojë konkursin, ndaj kësja çështje mund të inicohet procedurë gjyqësorë dhe siç thotë populli të del “DARDHË ME BISHT”
Mbetet enigmë, përse pikërisht në periudhën kur është mbyllur konkursi APN e ka njoftuar Ministrinë gjegjëse?
Sipas Lutfiut në konkurs ka edhe bujqi që e përkrahin APN-në në Preshevë dhe Bujanoc të cilët kanë aplikuar në konkurs dhe po të njetit do ta humbasin mundësin e përfitimit nëse anulohet konkursi, parasegjithash do të humbin rreth 1.000 familje shqiptare që ato pak të ardhura i kanë nga bujqësia.
Lidhur me këtë kanë reguar, përveç kryetarit të KKSH-së edhe subjektet tjera politike shqiptare si dhe këshilltari politik i Zëvendëskryeministir të parë të Kosovës Besnik Bislimit për Luginë të Preshevës Ragmi Mustafi.
Nga ana tjetër në postimin e tijë të fundit kryetari i APN-së Visar Memetit thotë se ka kërkuar nga Ministria gjegjëse sqarim lidhur me konkursin e shpallur në nga ana e KKSH-së.
Memeti ndër të tjerash ka shkruar se “Në mbledhjen e KNSH-së të mbajtur më 26 tetor, ku është diskutuar për shpalljen e konkursit për ndarjen e subvencioneve për bujqësi, ku disa herë i është terhequr vërejtja kryetarit të KNSH-së nga ana e këshilltarëve tanë në KNSH, se ky veprim që është duke e bërë ky kryetar, është i kundërligjshëm, ku madje në një moment edhe vet kryetari i KNSH-së e ka paranuar që ky akt është kundërligjor.
Pas shpalljes së konkursit më datë 1 nëntor, ne si parti politike zyrtarisht i kemi bërë pyetje publike Ministrisë përkatëse, ku kemi kërkuar sqarim ne lidhje me konkursin e shpallur nga ana e KNSH-së”/LajmiAL/















