Policja serbe në Medvegjë, përgëzonë policët për pasivizimin e adresave të shqiptarëve, reagon kryetari i KKSH-së

0
307

Kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu së fundmi ka reaguar ndaj postimit të polices serbe nga Medvegja, e cila sipas tijë ka përgëzuar kolëgët e sajë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Medvegjës, madje i ka quajtur edhe minjë shqiptarët, e që postimi i sajë lidhet me protestën e fundit në Medvegjë.

Si duket protesta e ka mllefosur aq shumë atë, saqë ka shkruar se “nuk janë të kënaqur që kanë më shumë të drejta se ne vendasit e këtij vendi dhe akoma ankohen, është për keqardhje çka ka lejuar kjo qeverisje” ka thënë ajo ndër të tjerash.

Lutfiu në postimin e tijë ka thënë “Pas protestës në Medvegjë kishte reaguar (sipas informaciove tona) vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, e cila është police. Në fillim të reagimit të saj ajo kishte deklaruar:

“Prej nga gjithë kjo liri, kush po i jep mbështetje këtyre minjëve dhe deri ku do shkojnë”. Pastaj: “Policët bënë një punë të shkëlqyer dhe pasivizuan adresat e tyre”. Imagjinoni, një zyrtare i quan bashkëqytetarët e saj minjë, dhe i lavdëron kolegët e saj pse i pasivizuan mijëra qytetarë shqiptarë. Lidhur me këto deklarata skandaloze sot do t’i dërgoj shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrës së BE-së. Prezenca dhe angazhimi i saj do duhej të siguronte siguri për gjithë qytetarët, ndërsa ajo nxit urrejtje, prandaj duhet të suspendohet nga puna sa më parë. Të shtypur po, të nënshtruar JO!” ka shkruar kryetari i KKSH-së.

Postimi i polices serbe, marrë nga FB e kryetarit të KKSH-së