(Plotësuar) Pas 20 ditësh, ka filluar largimi i barrikadave në fshatin Rudare të Zveçanit.
Kamionët e vendosur nga serbët lokalë e që kishin penguar lëvizjen e lirë në këtë aks rrugor, kanë nisur të largohen nga vetë ata që i kanë vendosur.
Barrikadat u vendosën 20 ditë pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, i cili dshohet për kryerjen e veprave të terrorizimit, duke demoluar zyrat e Komisonit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Këtij të fundit, me kërkesë të prokurorit, gjykata ia ndryshoi masën e paraburgimit, duke e lënë në arrest shtëpiak.
Kjo ka bërë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’u kërkojë serbëve të veriut që t’i largojnë barrikadatat.
Në anën tjetër, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell deklaroi se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje”, shkroi ai në rrjetet sociale.
“Mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti”, shkroi Borrell. Ai shtoi se kjo është një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe NATO-KFOR-it.
“Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog”.








