Digjen dy barrikada te “Kërshi i Dudit”

0
208

Barrikadat e vendosura tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudit” janë djegur.

Kamionët e vendosur si barrikadë te vendi i njohur si ‘Kërshi i Dudit’ ditë më parë , janë përshirë nga zjarri, transmeton RTKlive. 

Numri i barrikadave tanimë ka shkuar në 13-të.

Vendosja e barrikadave ndodhi pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka sulmuar Zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.

Largimi i barrikadave ishte paralajmëruar të fillojë sot. 

Për largimin e barrikadave ka folur mbrëmë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës do të largohen të enjten.