Derisa bëhet shpopullimi i shqiptarëve në Luginë të tjerët flasin për „bashkim“ kombëtar me Luginën?

0
467

Nuk është vetëm Serbia ajo që abuzon me çështjen e minoritetit serb në Kosove; një pjesë e elitës politike shqiptare janë duke vepruar ngjajshëm kur është në pyetje minoriteti shqiptar në Serbi. 📍Nga Presheva deri në Prevezë, nuk ka asnjë institucion të vetëm i cili i monitoron ose raporton për çështjen e drejtave të shqiptarëve në Serbi. 📍Këtë nuk e keni krijuar edhe kur Parlamenti Evropian ka diskutuar dhe miratuar raporte ku e denon shpopullimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc. 📍Ju flisni zotëri për bashkim kombëtar me Luginën në televizione të Kosovës, me falni por 99,99 të rasteve jeni burra, por nuk e adresoni pyetjen bazike: si është e mundur të kemi shpopullim të shqiptarëve në Luginë dhe njëkohësisht të flasim për „bashkim“ kombëtar me Luginën? 🤔Gazetarët duhet të ngrihen në nivel të detyrës. Patriotizmin shqiptar duhet marrë me rezerva. Beteja për pajisje me dokumente identifikimi vazhdon për shqiptarët në Luginë! Shkruan: Flora Ferati Sachsenmaier.