Xhemaledin Salihu: “KRAHINA E PUSTA REKËS /LUMI I SHKRETË/ NË SERBI, DIKUR ISHTE SHQIPTARE”

0
1173

Më 1 gusht 2019, në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt Simpoziumi shkencor: “MUHAXHIRËT NËPËR VITE 1877/’78-2018”, ku mora pjesë me kumtesën: “ KRAHINA E PUSTA REKËS /LUMI I SHKRETË/ NË SERBI, DIKUR ISHTE SHQIPTARE”KRAHINA E PUSTA REKËS /Lumi i Shkretë/ NË SERBI, DIKUR ISHTE SHQIPTARE/Dëbimi i Shqiptarëve nga Pusta Reka sipas Shoqatës Atdhetare të Pusta Rekës dhe studiuesve serbë: Vlladimir Kariq, Milenko S. Filipoviq dhe Jovan V. Jovanoviq /

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, profesor Krahina e Lumit të Shkretë /Pusta Reka/ përfshin kryesisht Bojnikun, më pak përfshin Lebanin, të cilët i takojnë rrethit të Jabllanicës dhe Prokuplen, e cila i takon Toplicës.Në këtë punim do të flasë vetëm për ato fshatra shqiptare dhe banorët e saj shqiptarë, sipas shënimeve që i kanë dhënë anëtarët e Shoqatës Atdhetare të Lumit të Shkretë në Nish, të cilët mbështeten në punimet e studiuesit serb, Mita Rakiq, libri: Nga Serbia e Re dhe të disa studiuesve serbë.

Bojniku gjendet në rrethin e Jabllanicës dhe është komunë me 36 vendbanime.Bojniku daton që nga parahistoria, ndërsa studiuesi Fon Hahn shkruan më 1858 se Bojniku kishte 20 shtëpi shqiptare dhe disa shtëpi serbe.

Gjatë kohës së Turqëve, Bojniku kishte një xhami, ndërsa gjatë kohës së Shqiptarëve kishtë tyrben e tij, e cila është rrënuar dhe më nuk ekziston.Mita Rakiqi, ekonomist dhe studiues serb, në librin e tij “Nga Serbia e Re” thotë se më 1879, Bojniku kur u çlirua nga Turqit/Arnautët-Shqiptarët/, edhepse një vend shumë i bukur, ishte i shkretë, me disa shtëpi- kasollë.

Bregovina, fshat në komunën e Bojnikut, e cila pas Luftës Serbe-Turke, më 1878, në themelet e vendbanimit të atëherëshëm shqiptar arrijnë familjet e para serbe nga Cërna Trava dhe me vonë edhe disa familje të tjera, të cilat ndërtojnë shtëpi të tyre.Kështu themelohet një vendbanim i ri me tri mëhallë:Bregovina e Epërme, e Poshtme dhe mëhalla “Albania”Brestoci i Epërm, ky fshat deri në Luftën e Dytë Botërore e quanin Brestoci Arnaut/shqiptar/, ndërsa pjesën e epërme të Lumit të Shkretë-Arnautlluk/Shqiptari/, sespe deri në vitin 1878, më shumë se 80 vjet, në këto hapsira jetuan Arnautët, në realitet Albanci/ Shqiptarët/janë fjalët e vendasve-anëtarëvë të kësaj shoqate/.Brestoci, për herë të parë përmendet në udhëtimet e Hanit, më 1859, i cili shënoi se Brestoci kishte 86 shtëpi arbanase, me emër Fratovci, ndërsa Mita Rakiqi më 1879 shkruan për 27 shtëpi me 222 banorë.Vendbanim i ri përmendet që nga viti 1878, kur në te u vendosën ardhacakët nga Klisura, fshat në kufirin bullgar.

Vujnova përmendet në shekullin 15, vendbanim shqiptar i populluar pas luftës Serbe-Turke, më 1878, me banorë nga Vllasina/Crvena Jabuka dhe Cërna Trava/ dhe me Malazezë/Gusinja/, të cilët e gjetën këtë fshat arnaut të djegur dhe pa popullatë.

Konjufca e Epërme, sëbashku me Konjufcën e Poshtme janë një ndër fshatrat më të mëdha të kësaj krahine.Për herë të parë, Konjufcën e Epërme e përmëndi Hani në librin e tij: Udhëtimi Beograd-Selanik, ku shënon se fshati kishte 17 shtëpi Arbanase, më vitin 1858.

Mita Rakiqi, në librin e tij:Nga Serbia e Re, përmend edhe 2 shtëpi serbe, të gjinisë Mladenoviq dhe Joviq, sikur janë shtëpi vendore.Poashtu përmendet se gjinitë tjera serbe në Konjufcën e Epërme erdhën nga Vllasina, pas Luftës Serbe-Turke më 1878.Vazhdon Mita Rakiqi dhe thotë se natyrisht toka e pjellshme i tërheq edhe shumë familje të tjera serbe dhe më 1879, ky fshat ka 22 shtëpi serbe me 147 banorë.Toka pjelllore, shpërngulja e Shqiptarëve bëri që ky fshat në vitet e 60-ta të shekullit 20 t’i ketë 117 shtëpi me 527 banorë serbë.

Ivanja është fshat malor, i cili ka disa mëhallë.Paraardhësit e banorëve të sotëm të Ivanjës kanë ardhur në periudhën kohore 1880-1885 nga Cërna Trava dhe aty kanë hasur në popullatën autoktone, në një vendbanim shqiptar, “të shkretnuar dhe të djegur”.

Dalëngadalë, duke ardhur popullata serbe në këtë fshat, ai u rrit dhe sot numron 99 shtëpi me 547 banorë serbë.Kamenica është një fshat shumë afër Bojnikut, thuajse ngjit me te dhe ka 3 mëhallë:”Fshati”, “E mesme” dhe “Kamenica e Poshtme”. Kamenica shtrihet përgjatë lumit Kamenicë dhe tri përrockave: Kaurre,Çivute dhe Përrockën e Ëmbël.

Në Kamenicë shtrihen dhe gjenden tragje të prezencës së Arbanasve dhe Turqëve, çfarë flasin edhe toponomitë e përrockave dhe lokaliteteve të shumta.Është e njohur dhe ka shumë dokumente se gjatë shumë decenive para Luftës Serbe-Turke, më 1878, ky fshat ka qenë Shqiptar me disa shtëpi të pakta serbe-vendorë.

Ndërmjet viteve 1879 e 1885, me shpërnguljen e Arnautëve u popullua me gjini ardhacake nga Cërna Trava dhe Vllasina, proces që vazhdoi edhe gjatë shekullit XX.Prekopçelica është një fshat me popullatë serbe, sikur thuhet në këto shënime.

Mita Rakiqi, në librin e tij:”Nga Serbia e Re” shkruan se fshati më 1879 kishte 29 shtëpi me 203 banore, prej tyre vetem 23 banorë shqiptarë.Pastaj vazhdon dhe thotë se në këtë fshat, të vetmin ku mbetën Shqiptarët të banojnë, sepse është e njohur se Shqiptarët, sëbashku më ushtrinë turke u larguan, në realitet u dëbuan nga ushtria serbe, ndërsa nuk përmenden dëbimet e fshatrave të tëra me popullatë shqiptare nga rrethi i Jabllanicës dhe në përgjithësi nga Sanxhaku i Nishit.

Edhe ky fshat ishte me shqiptarë, për këtë flasin shënimet, kur përmendet se në themelet e një kishe të vjetër të krishterë, në kohën e Turqëve, në realitet të Shqiptarëve, më vitin 1873 u ndërtua një kishë e krishterë Reçica është një fshat i vogël malor, e përbërë nga dy mëhallë.Në Reçicë 12 gjini të popullatës serbe erdhën pas luftës serbe-turke, më 1878 kryesisht nga Strazimirovci,Klisura dhe Pçinja.

Mita Rakiqi në librin e përmendur të tij thotë se 12 shtëpi serbe, me 115 banorë filluan jetën në këtë fshat, të cilin e gjetën me shtëpi të djegura shqiptare dhe me prodhimet verore të shkatërruara.

Slishana ishte fshat i pasur, i bukur dhe i madh Shqiptar, të cilin e dogji dhe e shkrumoi ushtria serbe.Në Slishanë që nga viti 1879 erdhën 30 familje serbe nga Vllasina, ndërsa më vonë edhe nga Mal i Zi.

Llapotinca, Obrazhda, Orana, Pridvorica, Statovci, Stubla, Turjana dhe shumë fshatra të Krahinës së Pusta Rekës kanë origjinë shqiptare, por me depërtimin e ushtrisë serbe është dëbuar popullata shqiptare dhe kanë mbetur vendbanime të shkreta, në të cilat menjëherë është vendosur popullata serbe e malazeze nga krahina të ndryshme.

Këto të dhëna nuk i shënojnë vetëm studiuesit shqiptarë, por edhe ata serbë, austriakë, gjermanë, si dhe shënimet e serbëve, banorëve të këtyre fshatrave që i vendosi ushtria dhe shteti serb, por që më vonë shkuan për shkaqe ekonomike më të mira në Nish, ku themeluan shoqatën atdhetare të qytetarëve të Pusta Rekës.Vladimir Kariqi ishte jurist, gjeograf, pedagog, publicist dhe diplomat, i cili lindi më 2 nëntor 1848 dhe vdiq më 8 janar 1894.

Ai mbaroi Shkollën e Madhe në Beograd, punoi profesor i gjeografisë në disa Gjimnaze të Serbisë.Shumë ndikoi në nxënësin e tij, Jovan Cvijiq, baba i shkencës serbe.Shkroi shumë libra.Poashtu punoi edhe diplomat në Shkup.Më 1887 botoi librin : Serbia, përshkrimi i vendit, popullit dhe shtetit, në më shumë se 900 faqe.

Profesori V.Kariq shkroi për Serbinë e atëhershme në mënyrë studioze, shumë pasqyruese, për çdo krahinë të Serbisë i njoftoi lexuesit serbë. Mirëpo, duke shkruar për Serbinë, vendin, popullin dhe shtetin e saj, ai qe i detyruar të shkruaj edhe për Ilirët , Arnautët dhe Muhaxhirët e Toplicës.Në faqen 89, të librit shkruan : ”Në kohën historike, pos Grekëve, në Siujdhesen Ballkanike përmenden si vendas edhe Thrakasit dhe Ilirët…

Ilirët shtriheshin në pjesën veriperëndimore të siujdhesës, prekshin në Detin Adriatik, përgjatë gjatësisë së tij.”, ndërsa në faqen 90 të librit shkruan: “ Rreth shekullit V filluan ardhjet në këtë anë, turma të mëdha të popujve e të fiseve Sllave, ndërsa aty rreth shekullit VII shohim se arrijnë edhe Serbët nga atdheu i tyre pas Karpateve dhe se pas një kohe të shkurtër të lëvizjes andej e këndej Siujdhesës Ballkanike, vendosen në tokat, në të cilat edhe sot jetojnë.

Në këto toka vjen edhe Serbia. Serbët në atdheun e ri hasin në popullatën provinciale latine dhe në Thrrakasit dhe Ilirët e latinizuar, të cilët ishin blegtorë dhe jetonin nëpër male dhe në vendet kodrinore.Këta blegtorë, këta çobanë, Serbët i quanin Vlleh.

Ai shkruan se pushtimet turke ndodhën para 500 vjetëve, Turqit i quanin popullatë muhamedane, të fisit mongol, të afërtë me Hungarezët.Në librin e tij, në pjesën popujt, shkruan edhe për Shqiptarët, kështu shprehet për Arnautët në faqen 96, të librit: “ Arnautë /Shqiptarë/ ka vetëm pak në Toplicë, ku nuk kanë vendbanime të vetat, pra jetojnë të përzier me Serbët. Arnautët janë pasardhësit e Ilirëve, vendasve autokton të Siujdhesës Ballkanike.Ata depërtuan deri këtu në shekullin e kaluar, kur Serbët, përshkak të sulmeve të Turqëvë u detyruan të shpërngulen në Austri.”Në faqen 758, të librit shkruan për Toplicën dhe Arnautët dhe shprehet : “…

Kështu në Toplicë, para luftës së pavarsisë të Serbisë, popullata ishte e gjitha Arnaute.Për shkak se krahinat e reja i takuan Serbisë, Arnautët, pa dëshirë dhe me forcë, të gjithë u shpërngulën në Kosovë dhe në rrethinën e saj.Kështu Toplica u shkretënua, në ndërkohë filluan kolonizimet, këtë Krahinë filluan ta popullzojnë Serbët nga të gjitha vendet serbe, sidomos nga viset kodrinore dhe të varfura. Toplicën e përshkruan shumë pjellore, për ate edhe sot, në të folmen dhe veshjet e popullatës theksohet llojlloshmëria, më shumë se sa në krahinat tjeta të Serbisë.

”Vazhdon të shkruaj për Toplicën dhe përmend se aty shtrihen dy qytete: Kurshumlia dhe Prokupla. Edhepse shkruan në superlativ për Serbinë, ai në librin e tij nuk mund t’i mohoj disa fakte dhe argumente lidhur me ekzistimin e fshatrave dhe popullatës shqiptare dhe e shkruan një të vërtetë historike, për dëbimin masiv të Shqiptarëve gjatë shekullit XIX. Kështu në faqen 762 të librit shkruan:“Në Kurshumli deri më 1878 jetonin vetëm Arnautët, ndërsa sot/ më 1887/ në 1.000 banorë sa ka kjo qytezë, nuk ka as një Arnaut.

”Milenko S.Filipoviqi e vizitoi Stubllën e Pusta Rekës më 1948 dhe shkroi në mënyrë fragmetare për të kaluarën dhe jetën e popullsisë së këtij rajoni/ Milenko S.Filipoviq, Etnoloske beleske iz Puste Reke/Shënime etnologjike nga Lumi i Shkretë/, Leskovacki zbornik I, Leskovc, 1961, f. 13-16.Gjatë shekullit 18 dhe 19 në Pusta Rekë u përhapën Arbanasit, kështu që edhe gjatë çlirimit nga Turqit, në këtë rajon pati shumë pak serbë.Pas vitit 1878, Arbanasit u shpërngulën , ndërsa në Pusta Rekë erdhën popullatë serbe nga krahina të ndryshme, sidomos nga Mal i Zi,Hercegovina,Vllasina dhe nga Banati.Në fshatin Stubëll, para vitit 1878 kishte vetëm 8 shtëpi serbë dhe kishte 20 shtëpi arbanase.

Pas vitit 1878, menjëherë erdhën 40 familje nga Vllasina. Shumë kishte dallime në të folur, në të veshur, ndërmjet familjeve vendase të vjetra dhe familjeve të ardhura.Në fshatin Kosançiq erdhën popullatë nga Banati, të cilët edhe sot kanë veshje që dallon nga vendasit dhe në të folur, për këtë mund të vërtetohemi edhe sot.Arbanasit u shpërngulën me shumicë nga Pusta Reka dhe shitën shtëpitë më çmime të ulta vendasve serbë.

Në Pusta Rekë edhe sot mund të gjendet ndonjë shtëpi e vjetër, e kohës së para vitit 1878, kur në Pusta Rekë kishte Arbanasë.Autori Filipoviq, në këtë punim shkruan për shtëpitë, veshjen, adetet, muzikën e popullatës të ardhur, por jo edhe të Arbanasve.Jovan V. Jovanoviq, Pusta Reka, Antropogeografska i socioloska istrazivanja/opsti deo/, Leskovacki zbornik, 1975, str.3-137/Lumi i Shkretë/, hulumtimet antropogjeografike dhe socilogjike/pjesa e përgjithëshme/, Popujt e parë që historia i njeh se kanë banuar në këto vise, në Pusta Rekë, në fazat e fundit të parahistorisë janë Dardanët.

Sipas burimeve historike, në atë kohë në Siujdhesën Ballkanike jetonin Dardanëtnë perëndim dhe Thrakasit, në lindje të siujdhesës. Edhepse hipotezë shkencore, por kufiri në mes të Dardanëve dhe Thrrakasve ishte lugina e lumit Morava.

Disa autorë shkruajnë se Dardanët, një popull shumë i vjetër, jetonin në rajonin prej Velesit dhe Drinit në jug, deri në burimet e lumit Timok, në veri, duke i banuar të dy anët e luginës së lumit Moravë.Sot shkenca etnike, Dardanët i paraqet gjini etnike me Ilirët.Autori shkruan për Dardanët, një popull që merret me blegtori, të njohur përkah papastërtia, ndërsa shumë e dashuronin dhe kultivonin muzikën dhe flautën.Sipas autorit, Arbanasit filluan të depërtojnë në fund të shekullit XVIII nga Gollaku dhe Toplica e Epërme në burimet e Pusta Rekës.

Kjo vërteton se Arbanasit ishin banorë edhe më herët në Toplicë.Gjatë Perandorisë osmane, sipas rezultateve të regjistrimit të popullatës, të Pusta Rekës dhe Jablanicës, të vitit 1879, në Pusta Rekë dhe Jabllanicë kishte 112 fshatra me 1.539 shtëpi Arbanase, 638 serbe dhe 60 Rome. Në pjesën e dytë të shekullit XIX, në Shqipëri filloi Lëvizja për çlrim kombëtar.Mirëpo, sipas autorit, Lëvizja nuk pati ndikim tek Arbanasit e Pusta Rekës, të cilët nuk shprehën ndjenja patriotike, por më shumë ndiheshin si Turqë, bile popullata serbe që erdhi më vonë i quante Turqë.

Vendosja më e madhe e popullatës serbe nga vise të ndryshme të Serbisë, nga Maqedonia, Mal i Zi në Pusta Rekë ndodhi pas Kongresit të Berlinit, pas mbarimit të luftërave turke-serbe.Autori i librit i shënon shumë saktë familjet serbe, të ardhura nga vise të ndryshme në Pusta Rekë.Autori, në f. 70 të librit shkruan për ekonominë familjare të Dardanëve në Pusta Rekë dhe më këtë vërteton teorinë se këtu jetonin Dardanët, Arbanasit e ardhshëm.

Argumentet dhe faktet e autorëve historian flasin se Dardanët kishin pasur dijeni për shumë mjeshtri dhe profesione të jetës së përditëshme. Ata mereshin me blegtori dhe Dardani i Pusta Rekës e ruante kafshën për të prodhuar mish, për lëkurë që i shërbente për veshje dhe këpucë. Poashtu merreshin me xehëtari, bujqësi dhe pemëtari.

Pra, me dëbimin e Shqiptarëve nga Pusta Reka/Lumi i Shktretë/, mbështetur në shkrimet e Mita Rakiqit, në librin “Nga Serbia e Re’ dhe shkrimet nga Vladimir Kariq, në librin: “Serbia, përshkrimi i vendit, popullatës dhe shtetit”, Milenko S.Filipoviq, Shënime etnologjike nga Lumi i Shkretë/, Leskovacki zbornik I, Leskovc, 1961, f. 13-16, Jovan V. Jovanoviq, Lumi i Shkretë, hulumtimet antropogjeografike dhe socilogjike/pjesa e përgjithëshme/, dhe shumë studiuesve të tjerë serbë e të huaj, pa i përmendur ata shqiptarë po e përmbylli punimin tim, me dy përfundime të arsyeshme:

1. Një numër i autorëve serbë përfundojnë, sidomos Milan Miliqeviq, i cili shkruante se kjo masë e shpërnguljes së Shqiptarëve nga Toplica ishte masë shumë e ashpër dhe se ka kërkuar ndriçim në të gjitha aspektet, për të ndërrmarë një hap të këtillë radikal nga qeveria serbe. Këta shfaqin mendimin se ashpërsia e shpërnguljes së Shqiptarëve mund ta dëmtoj çështjen e Serbisë. Mirëpo, ka edhe të tillë që mendojnë se është vepruar drejtë.

2. Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sidomos nga Toplica dhe Pusta Reka, ishte masovik, katastrofal, sistematik dhe i planifikuar nga Serbia e atëhershme dhe që përgjatë lumit Moravë e Vardar, për ta themeluar shtetin serb, program nacional i Serbëve.

REFERENCAT

1.Zavicajno udruzenje Pustorecana, Klub pustorecana, Nis

2. Mita Rakic, Iz Nove Srbije, Otadzbina, knj. IV, 18823. Vladimit Karic, /1848-1894/, Srbija, opis zemlje, naroda i drzave, Nis, 20154. Milenko S.Filipoviq, Etnoloske beleske iz Puste Reke, Leskovacki zbornik I, Leskovc, 1961, f. 13-16.5. Jovan V. Jovanoviq, Pusta Reka, Antropogeografska I socioloska istrazivanja/opsti deo/, Leskovacki zbornik, 1975, str.3-1376.

Miloš Jagodić, Naseljavanje Topličkog okruga 1878-1879. godine7.

E njëjti. Upadi Albanaca u Srbiju 1879. godine. 20048.Milenko A. Markoviq, Toplica u proslosti, Nis, 19329.Jovan V. Jovanovic, Leskovacko porecje, posebni deo