Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Vranjën të hënën, më 14 mars.
Presidenti Vuçiq do të vizitojë fabrikën e kompanisë “HAIX oprema d.o.o” dhe do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të fabrikës “Teklas Automotive d.o.o”.
Vizita në fabrikën “Haix oprema doo” është planifikuar për në orën 12, kur presidenti do të marrë pjesë në një takim me menaxhmentin e kompanisë dhe në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Serbisë dhe kompanisë “Haix-Schuhe-Productions-und vertriebs-GmbH”.
Më pas në ora 12:50 është planifikuar hapja ceremoniale e fabrikës së kompanisë “Teklas Automotive d.o.o.” në Vranjë.








