Vuçiq: Kryetarët shqiptarë në veri të Kosovës nuk do të pranohen kurrë

0
183
epaselect epa10531050 President of Serbia, Aleksandar Vucic addresses the media after the High-level Meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue in Ohrid, Republic of North Macedonia, 18 March 2023. International diplomats are trying to make progress with the so-called 'French-German' plan in an effort to normalize the ties between Kosovo and Serbia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se politikanët shqiptarë që nga nesër do të jenë në krye të komunave serbe në veri të Kosovës “nuk do të pranohen kurrë për kryetarë komunash” dhe u bëri thirrje serbëve që ta ruajnë paqen.

Vuçiq vlerësoi sot se politikanët shqiptarë të cilët që nga nesër do të jenë në krye të komunave serbe në veri të Kosovës “nuk do të pranohen kurrë për kryetarë komunash” dhe u bëri thirrje serbëve që ta ruajnë paqen.

“Unë po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen. Dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetar komune. Me këtë po përpiqen të krijojnë një atmosferë në të cilën të gjithë serbët do të largohen nga vatrat e tyre. Mesazhi im është se ne do të jemi me serbët dhe se do të luftojmë që ata të mbijetojnë në Kosovë dhe që Republika e Serbisë të mbijetojë atje, si dhe premisat kryesore të Kushtetutës sonë”, tha Vuçiq në Novi Sad.

Ai tha se nesër politikanët shqiptarë pritet të mbajnë seanca konstituive të autoriteteve lokale për tri komunat serbe në veri në ndërtesën në Mitrovicë.

“Ata do të zgjedhin gjithashtu kryetarë të rremë të mbështetur nga vendet e Kuintit në zgjedhjet më të rreme, të turpshme dhe më të mjerueshme në botë, me një pjesëmarrje mesatare prej 3.4 për qind”, tha Vuçiq.