Vuçiq: Do të investojmë në Banjën e Bujanocit

0
316

Kreu i SNS-së, Aleksandar Vuçiq gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit që do të mbahen në Serbi, sot në Meroshinë ka  paralajmëruar investime edhe për Banjën  e Bujanocit,.

Sipas Južne vesti, Vuçiq ka thënë se do të investohet edhe në Kurshumli dhe Prolom Banja.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje për investime të mundshme në Banjën e Bujanocit, të cilat i kishte paralajmëruar më herët.

Sipas fotove në rrjetet sociale, në tubimin në Meroshinë, ku kjo parti ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, kanë marrë pjesë edhe përparimtarët nga Bujanoci, në krye me shefin e tyre Nenad Mitroviq, i cili është i radhitur me numrin rendor 128 në listën e SNS-së.