Përveç karakteristikave të vaksinave të ndryshme, këto ditë përmendet që jo të gjitha janë të destinuara për të njëjtën grupmoshë. Ekipi i RTS ka kwrkuar një shpjegim nga ekspertët.
Kwshtu qw vaksinwn “Faizer” nuk mund ta marrin personat nwn moshwn 16 vjeç ndwrsa “Sputni” tw rinjtw deri nw 18 vjeç. Kontigjenti i parë i vaksinës “Sputnik”, i cili ka arritur në Serbi, sipas prodhuesit ishte dedikuar për njerëzit nën moshën 60 vjeç dhe ndwrsa pritet që tjetri të jetë i destinuar edhe për të moshuarit.
Pavle Zelliq nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore shprehet se specifikat e provave klinike dhe normat e larta etike, pra kërkesat që vendosen gjatë kryerjes së hulumtimit, përcaktojnë kushte të veçanta kur bëhet fjalë për fëmijët, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera të prekshme.
“Sigurisht, teste të caktuara do të kryhen edhe për këto kategori, por aktualisht dokumentacioni i paraqitur nga prodhuesit e të dy vaksinave Pfizer dhe Sputnik nuk ka treguar se ato janë testuar në këto kategori, kështu që ato nuk mund të përdoren në vendin tonë”. thotë Zelliq.
Kwshtu qw vaksinwn “Faizer” nuk mund ta marrin personat nën 16 vjeç dhe “Sputnik” nën 18 vjeç.
Vaksina për fëmijët duhet të hartohet posaçërisht
Virologu Nada Kuliç Kapulica tregon se një vaksinë për fëmijët duhet të hartohet posaçërisht, siç është vaksina e gripit që fëmijët mund të marrin.
“Megjithatw, rekomandohet që doza e vaksinës të jetë më e ulët gjegjwsisht dy herë më e vogël, ose te gripi ekziston një variant që fëmijët të marrin vaksinën subjektive – thjesht merret ajo pjesë e virusit nw tw cilin prodhohen antitrupa, praktikisht vaksina pastruese”, shpjegon Kuliç./Lajmi-AL/








