UNICEF fillon fushatën për fëmijët me aftësi të kufizuara në të gjithë Serbinë

0
217

UNICEF fton qytetarët dhe kompanitë në Serbi që të përfshihen në fushatën për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre duke paguar donacione në llogarinë bankare 160-666-18, qëllimi i pagesës 0222 – Babi, mami, ne jemi me ju.

UNICEF ka nisur një aksion për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre me qëllim pajisjen e qendrave të ndërhyrjes së hershme në qendrat e këshillimit të zhvillimit në të gjithë vendin me pajisje moderne, shkruan Tanjug, transmeton LajmiAL.

Synimi është gjithashtu ofrimi i trajnimit dhe fuqizimit të ekspertëve në disiplina të ndryshme për aplikimin e ndërhyrjes së hershme të orientuar drejt familjes.