
Rritja e numrit të personave të sapo infektuar që kemi aktualisht nuk është befasuese, duke pasur parasysh kthimin e një numri të madh të turistëve serbë nga vendet ku situata e epidemisë është shumë më e keqe. Kjo rritje që kemi tani do të vazhdojë.
Vetëm shtatori në të vërtetë do të jetë një provë e vërtetë se sa mirë i kemi zbatuar masat dhe sa ka dhënë rezultate vaksinimi, thotë Dr Branisllav Tiodoroviç, epidemiolog dhe anëtar i Shtabit të Krizave.
Sa i përket masave të eja kundër virusit korona në të ardhmën e afërt Tiodoroviç ka thënë se, Qeveria thërret seancën e Shtabit të Krizave, kështu që unë nuk kam përgjigje në këtë pyetje.
Anëtarët e Shtabit të Krizave janë në komunikim të përditshëm dhe ne po monitorojmë situatën. Unë pres që seanca të mbahet së shpejti.
Tiodoroviç gjithashtu ka theksuar se, Ne kurrë nuk i kemi hequr masat bazë, pasi ato nuk janë hequr askund në botë, dhe e vetmja gjë që Shtabi i Krizave mund të bëjë është të bëjë thirrje për kontroll të atyre masave.
Në vendin tonë, situata ende nuk është e tillë që është e nevojshme të futen masa të reja.
Mali i Zi, për shembull, ka prezantuar një ulje të orëve të punës të objekteve hotelierike deri në 12, por situata atje është shumë më e keqe se në vendin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për Greqinë.
Sa i përket imunizimit Tiodoroviç ka potencuar se, rekomandohet që punonjësit e arsimit të vaksinohen, si dhe fëmijët, të cilët shpesh mund të jenë bartës asimptomatikë të virusit, sepse ne tashmë kemi një vaksinë të miratuar Pfizer për moshën prej 12 vjeç.







