Termetet nuk kanë të ndalur në Serbi

0
267

Për të pestën ditë me radhë janë duke u shënuar termete në pjesë të ndryshme të Serbisë.

I fundit sipas qendrës Sizmologjike të Serbisë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 me magnitudë 2.3 të shkallës së rihterit.

Termeti i sodit ka qenë në pjesën e Kurshumlisë ndërsa qytetarët tashmë janë në ankth për shkak të termeteve të shpeshta, shkruan Blic.
Ndërsa në orët e mëngjesit një termet e ka goditur edhe pjesën e Kragujecit.

Sipas entit Simologjik të Serbisë vetëm brenda 3 ditëve janë regjistruar tre termete që kanë ngjallur frikë te qytetarët.

Vlenë të theksohet se termeti i parë që i ka prirë termeteve zinxhirë ka qenë të premtën në rrethin e Pçinjës me magnitudë 3.5 të shkallës së rihterit./Lajmi-AL/