Tërmet i ri në Serbi, kësaj radhe më afër Bujanocit

0
401

Instituti Republikan Sizmologjik njoftoi se sot në Serbi është regjistruar një tërmet i ri.

Siç thuhet në njoftim, rajoni ku është regjistruar termeti është Leskoci.

Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës tre të mëngjesit dhe ka qenë me magnitudë 1.6 të shkallës Rihter.

Sipas informacioneve të fundit nuk ka persona të lënduar, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

Vlenë të theksohet se aktiviteti sizmik në vendin tonë kohëve të fundit është intensifikuar dukshëm. që nga fillimi i nëntorit në Serbi dhe Kosovë janë regjistruar mëse 10 termete, me magnituda të ndryshme, njëri me magnitudë prej 3.9 të shkallës së Rihterit.

Sektori për Situata Emergjente i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë paralajmëron se në rast të tërmetit zbatohen tri rregulla.

Sipas tyre, në rast tërmeti, mos u frikësoni fillimisht, mos u përpiqni të vraponi dhe të zbrisni në dysheme, përkuluni dhe mbroni kokën.