Të gjitha shkollat e Vranjës kalojnë me mësim online

0
390

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç, tha se të gjitha shkollat ​​në Vranjë kanë kaluar në mësimin në distancë me rekomandimin e Sjtabit për Situata Emergjente të Vranjës.

Siç raporton RTS, numri i nxënësve dhe studentëve të infektuar në Serbi nuk është alarmues dhe shkollat ​​nuk janë terren për përhapjen e virusit, ndërsa Ruzhiç përmendi Vranjen si përjashtimin e vetëm.

Siç tha ai, numrat në atë qytet janë alarmant dhe për shkak të kësaj, të gjitha shkollat kanë ​​kaluar në mësim në ndistancë.

Sipas Juzhne vesti, për shkak të numrit vazhdimisht të madh të të infektuarve, Vranja do të vizitohet sot nga një ekip i veçantë mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe siç u njoftua, epidemiologu Branislav Tiodorović, përfaqësues të Institutit Batut, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës shëndetësore, Instituti për Shëndetin Publik do të marrin pjesë në takimin për situatën aktuale epidemiologjike.

Të kujtojmë, sekretari krahinorë i shëndetësisë Zoran Gojkoviç, tha një ditë më parë se “diçka nuk po ndodh siç duhet” në Vranjë, dhe qëllimi i takimit është të shqyrtojë se cili është problemi dhe, nëse është e mundur, të arrihet një zgjidhje.

Të dhënat e fundit nga Shtabi për Situata Emergjente tregojnë se nga 546 të testuar në rrethin Pçinjës, 108 janë diagnostikuar me Covid-19 nga Vranja./Lajmi-AL/