Situata po përmirësohet, por edhe më tej mbetet jo e sigurtë, nuk ka lehtësim të masave thot dr.Kon

0
409

Situata epidemiologjike po përmirësohet. Nuk mund të thuhet më se është e jashtëzakonshme, por është akoma e pasigurt, jo stabile dhe ndonjëherë e pafavorshme, është shprehur epidemiologu Predrag Kon sot në mëngjes.

Kon, në RTS tha se ka ende shumë njerëz në respiratorë dhe për këtë nuk mund të thuhet se situata është e mirë.

“Ne patëm pushime dhe këtë javë do të shohim se cila është situata reale, gjegjësisht nëse jemi në stagnim, rënie apo do të ketë një rritje të lehtë të të infektuarve. Të tre opsionet janë të mundshme” tha Kon.

Ai shtoi se masat e marra deri më tani për të ndaluar festimet e organizuara të Vitit të Ri kanë treguar rezultate dhe se nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar atë kur bëhet fjalë për të festuar Vitin e Ri Ortodoks në 13 Janar.

“Këto janë vende ku mund të ndodhë bartja dhe përkeqësimi” shpjegoi Kon.

Ai kujtoi se është e nevojshme që edhe më tej të mbash distancë, të mbahen maskat në ambiente të mbyllura, si dhe që njerëzit të kujdesen për larjen dhe dezinfektimin e duarve./LajmiAL/