Kryetarja ee komunës së Preshevës Ardita Sinani përmes një pistimi në rrjetin social ka deklaruar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin për përdorimin e targave të përkohshme të shtetasve të Republikës së Serbisë.
Postimi i kryetares së komunës së Preshevës Ardita Sinani:
Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Republikën e Kosovës, si masat e reciprocitetit lidhur me përdorimin e targave të përkohshme të shtetasve të Republikës së Serbisë.
Procesi i fuqizimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës është në interes edhe të Luginës së Preshevës.
Si i tillë, besojmë se edhe procesi i masave të reciprocitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shoqërohet ditëve në vijim me vendime në interes të Luginës e Preshevës.
Në rastin konkret me vendime që do ta lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe të Luginës së Preshevës në Republikën e Kosovës, ka shkruar Sinani.







