Gjithçka është më e shtrenjtë! Këtë fjali mund ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në Serbi, por edhe në të gjithë botën. Çmimoret e reja ose i kanë ose janë duke i krijuar pothuajse të gjithë, duke filluar nga prodhuesit – nga prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, përmes tregtarëve të materialeve të ndërtimit, materialeve të ndryshme të lëndëve të para, mjeteve shkollore, veshjeve, këpucëve, karburanteve e tjerë…
Dhe nuk ka rëndësi se nga ku vijnë mallrat, sepse ato janë më të shtrenjta edhe nga Kina dhe nga pjesa tjetër e botës, thonë tregtarët që pretendojnë se furnitorët e tyre tashmë kanë njoftuar çmime të reja.
Në të njëjtën kohë, Blic ka publikuar një informacion zyrtarë, se inflacioni në Serbi në prill 2021 ka shënuar rritje prej 1.1 përqind në bazë mujore, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur mesatarisht prej 2.8 përqind.
Të dhënat ngaEnti Republikan i Statistikave tregojnë se gjatë muajit të kaluar më së shumti janë rritur çmimet e ushqimit dhe pijeve jo-alkoolike, me 2.6 përqind, pasuar nga veshjet dhe këpucët (1.7) dhe transporti (1.0) përqind.
Dhe tani pyetja është nëse kjo është një hyrje në listat e reja të çmimeve dhe çmimin e lartë të vitit të koronës të cilën ngadalë do ta paguajmë?
Pyetja është me vend, veçanërisht pasi lajme të ngjashme në lidhje me rritjen e inflacionit po vijnë aktualisht nga pjesë të ndryshme të botës. Çmimet në SHBA në 12 vitet e fundit, rritje më të madhe kanë shënuar në muajin prill, kështu që vlera e aksioneve në “Ëall Street” ka rënë për shkak të shqetësimeve të investitorëve. Në të gjithë Evropën, analistët janë të shqetësuar dhe tregojnë për një “mbingorhje” të mundshme të papritur të ekonomisë dhe një rritje të mundshme të normave të interesit, gjegjësisht çmimin e parave./LajmiAL/








