Meteorologu Ivan Ristiç tha së fundmi se tymi i shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në Islandë do të arrijë edhe në Serbi. Siç theksoi ai, zona jonë do të jetë në një problem të veçantë, sepse do të kemi smog në fund, dhe grimca tymi vullkanik në ajër.
Vullkani që shpërtheu në Islandë mund të bëjë kërdi në qiellin mbi Evropë. Për shkak të grimcave toksike dhe tymit që ndodh për shkak të shpërthimit, mund të ketë pezullim dhe bllokim të trafikut ajror. Në varësi të forcës së shpërthimit, varet edhe dendësia e tymit.
Sipas disa ekspertëve, tymi i nisur nga Islanda, i bartur nga era veriperëndimore, po lëviz drejt Polonisë dhe Gjermanisë, pas së cilës do të vazhdojë rrugën drejt Rusisë.
Megjithatë, meteorologu Ivan Ristiç vëren se retë dhe reshjet e shiut, të cilat janë paralajmëruar për të premten në Ballkan, do të bartin me vete grimca vullkanike.
“Të premten, më 22 dhjetor, rryma ajrore do të lidhë Ballkanin dhe Islandën, retë do të përmbajnë grimca vullkanike përveç shiut dhe borës, por tashmë jemi mësuar me këtë sepse kemi pasur shumë shpërthime rëre nga Sahara” njoftoi. Meteorologu Ivan Ristiç në profilin e tij në Facebook.








