Serbia mund të mbyllet për 14 ditë? Kon: masat gjatë vikendit vetëm kozmetikë

0
530

Një ditë para mbajtjes të seancës së Shtabit të Krizave për marrjen e një vendimi të ri mbi masat kundër COVID-19, epidemiologu Predrag Kon, anëtar i Shtabit të Krizave ka paralajmëruar se 10 ditë më nuk janë të mjaftueshme për mbyllje të Sërbisë, përcjell Lajmi-AL.

Sipas tij masat e ndërmarra gjatë vikendit ishin vetëm një kozmetikë, ndërsa pjesa mjeksore e Shtabit të Krizave kategorikisht mbetet pas qëndrimit të tyre për masa më rigoroze.

Ai ka thënë se tashmë nuk mund të bëhet asgjë tjetër përveç mbylljes 14 ditore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Parandalimi i kontakteve për 10 ditë më nuk vlen, tashmë duhet të kemi një parandalim të kontakteve në një periudhe 14 ditore” është shprehur Kon për media./Lajmi-AL/