Së shpejti bëhen 7 muaj nga doza e tretë e vaksinës, çfarë do të ndodhë më pas me certifikatat?

0
336

Certifikata e gjelbër për kovidin ose leja e kovidit e marrë nga qytetarët që kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit është e vlefshme edhe më tej, thonë anëtarët e stafit të krizës.

Konkretisht, qytetarët të cilët e morën dozën e tretë të vaksinës kundër Covidit në gusht të vitit të kaluar ishin të shqetësuar se a do të jetë e vlefshme certifikata për Covid dhe kur kanë kaluar shtatë muaj nga vaksina që mbushen në mars të këtij viti.

Megjithatë, pavarësisht se sa kohë ka kaluar nga vaksinimi, leja për Covid do të jetë e vlefshme.

Çertifikata që të gjithë qytetarët marrin pas dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit do të jetë edhe më tej e vlefshme.

Qytetarët që janë të vaksinuar me dozën e tretë mund ta përdorin atë dokument për javët e ardhshme, pavarësisht se kur e kanë marrë dozën përforcuese.