Sezoni i pushimeve vjetore vetëm se ka filluar, dhe pasi Serbia gjendet në rrugë tranziti, një numër më i madh i shtetasve të huaj që kalojnë nëpër vendin tonë po kontribuojnë në rritjen e intensitetit të trafikut.
Më të ngarkuarat janë autostradat, por edhe rrugët që çojnë në Mal të Zi si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata Auto-Moto e Serbisë.
Thuhet se sezoni i ndërtimtarisë e cili është në aktuale, sjell gjithnjë e më shumë punë në rrugë, ndërsa Ndërmarrja Publike Rrugët e Serbisë këshillon vozitje më të kujdesshme në ato pjesë.
Sipas informacioneve të Administratës së Policisë Kufitare – e marrë në 05.15 të ditës së sotme, nuk ka pritje të mëdha për automjetet e pasagjerëve në pikat kufitare.
Pritjet për kamionët që largohen nga vendi janë:
VK Batrovci, 60 minuta
VK Shid, 90 minuta
VK Horgosh 90 minuta
VK Kelebi, 120 minuta.
Nuk ka vonesa në pikat e tjera kufitare.








