Rriten çmimet e derivateve të naftës në Serbi

0
464

Çmimet e derivateve të naftës do të rritet sot nga ora 15:00, nafta për dy dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BNB 95 për një dinar bëjnë të ditur nga  Ministria e Tregtisë.

Një litër Eurodizel në pompa do të kushtojë maksimumi 202 dinarë për litër, në vend të 200 dinarëve, dhe benzina Europremium BMB 95 do të kushtojë 181 dinarë, në vend të 180 dinarëve.

Çmimi i naftës për fermerët është 179 dinarë, maksimumi 100 litra për hektar.

Në fund të janarit, Qeveria e Serbisë e zgjati për gjashtë muaj Dekretin për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës për Eurodiesel dhe Europremium BNB 95.