Përgaditur nga: Prof.Dr.Salih Krasniqi
Muharrem Gashi lindi me 1936 në Tërnoc, Komuna e Bujanocit, Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Nish më1955. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup, në vitin 1963. Pasi mbaroi studimet këthehet në vendlindje dhe detyrën e mjekut e fillon në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Pas punës dy vjeçare si mjek, fillon specializimin në kirurgji të përgjithshme që e përfundon më 1969 në Beograd.
Në të njejtin vit emërohet kryeshef i Repartit të kirurgjisë, pastaj edhe drejtor i Qendrës mjekësore në Gjilan. Në vitin 1970 zgjidhet asistent i kirurgjisë së përgjithshme në katedrën e Kirurgjisë së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Nga fundi i vitit 1973 kryen provimin e subspeacilizimit nga kirurgjia torakale në Beograd.Në fillim të vitit 1974,për herë të parë në Kosovë, themelohet Reparti i kirurgjisë torakale dhe kryeshef i këtij reparti emërohet dr. Muharrem Gashi.Temën e magjistraturës nga fusha e kirurgjisë torakale me sukses e mbron në vitin 1975 në Beograd, ndërsa disertacionin e doktoraturës e mron më 1978 në Prishtinë. Një vit më vonë zgjidhet docent dhe në të njejtën kohë emërohet shef i katedrës së Kirurgjisë së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.Në fillim të vitit 1983 zgjidhet prodekan,kurse më 1985 emërohet dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është anëtar i Soqatë së mjekëve Torakal të Evropës.
Aktiviteti profesionalo- shkencor
Prof.dr. Muharrem Gashi merret vazhdimisht me veprimtari kompetente profesionale dhe shkencore nga fusha e tij e specializimit – Kirurgjia torakale. Është njëri ndër kirurgët e parë torakal në Kosovë.Një ndihmesë të veçantë ai dha në planin e ngritjes dhe aftësimit të kuadrove të reja, te të cilët i bartë njohuritë e tija teorike e praktike.Nëshumë tubime shkencore, seminare, kongrese e simpoziume, qoftë brenda vendit apo në botën e jashtme, punimet tij kanë zgjuar interesim dhe kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.Deri më tani Prof.dr. Muharrem Gshi ka hartuar 4 tekste për studentët e studimeve pasuniversitarre dhe për mjekët në specializim. K apublikuar më se 130 punime shkencore e specialistike, që janë lexuar në tubime të ndryshme shkencore dhe janë publikuar në revista e buletine të punimeve shkencore.Autori i këtyre rreshtave ka qëndruar një vit ( 1983-1984) në SHBA, në shtetin Karolina Veriore, Durham sity, duke qëndruar në Qendrën Universitare, Duke University, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjatë qëndrimit atje, ai përpiloi 9 projekte shkencore-kërkimore.Njëri ndër këto është: Transplantimi i mushkërisë, i cili është lexuar dhe publikuar në SHBA.Meqë i përmenduri merret me kirurgjinë e mediastinumit e të kapërcellit ( ezofagut), qëndrimi i tj në SHBA, tek akademiku David Sebiston, bëri të mundur që edhe tek ne me sukses të zbatohet metoda e këtij kirurgu torakal me renome botërore.Prof.dr Muharrem Gashi, është njëri ndër organizatorët e studimeve pasuniversitare e të dhënies së provimeve specialistike në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ai është edhe mentor i temave të magjistraturës dhe disertacioneve të doktorateve të shumë kandidatëve të shkencave mjekësore tek ne. Për aktivitetin e tij të dalluar profsional e specializues ka marrë një varg mirënjohjesh, lëvdatash e shpërblimesh.Në shtator të vitit 1990, pas plotë 32 vjet pune, organet e instaluara sebe me dhunë e largojnë nga puna. Në kë kohë të vështirë vendoset që të krijohen kushtet për veprimtarinë profesionale. Me mjetet vetanake hapet Poliklinika private Kirurgjike-Obstetrike- Gjinekologjik. Në këtë poliklinikë, përveç patologjisë së përditshme, është punuar edhe në lëndimet e kraharorit e të qafës, shkaktuar nga agresori serb. Përveç lëndimeve që kanë ndodhur gajtë luftës, në këtë Poliklinikë janë mbajtur edhe ushtrimet nga pjesa praktike e obstetrikës dhe gjinekologjisë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Më 1998, Prof.dr. Muharrem Gashi emërohet Kryetar i Komisionit të Emergjencës së Kosovës, ku në mënyrë permannente është angazhuar për formimin e ambulancave të reja në terrenet ku është zhvilluar lufta, si dhe mirëmbajtjen e furnizimin e këtyre ambulantave me pajisje dhe ilaçe të domosdoshme për popullatën. Menjëherë, posa mori fund lufta dhe çlirohet Kosova, Prof.dr. Muharrem Gashi kthehet në Klinikën e Kirurgjisë si Kryeshef i Shërbimit të Kirurgjisë Torakale, ku një vit më vonë në vitin 2000 pensionohet.
Vdiq më 08.06.2019 në Prishtinë.
Nga biografia e Prof.Gashit








