Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së Shkëlzen Krasniqi, Eqerem Hoxha dhe Betim Berisha

0
392

Postimi i kryetarit të OVL-UÇPMB Bejtulla Bejtullahut

Sot në nderim të tre dëshmorëve të UÇPMB- së Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha, Eqrem Hoxha .
Shkelzeni, Betimi, Eqremi ranë heroikisht 21 vite më parë në fshatin Dobrosin.
Ideali i tyre ishte që Kosovën Lindore ta shohin të lirë.
Andaj sot me krenarinë më të madhe përkujtuam veprën e tyre.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha, Eqrem Hoxha.
Nderë dhe rrespekt familjeve të dëshmorëve.
Me rrespekt ovl UÇPMB-së

Sot, në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Shkëlzen Krasniqi,Eqerem Hoxha dhe Betim Berisha së bashku me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi,familjar të dëshmorëve dhe veteranët e UÇPMB nga Lugina e Preshevës.Në Landovicë,nderuam kujtimin dhe veprën e tyre!

Kujtesa jonë është ende e freskët, edhe pse kanë kaluar vite. Vitet kalojnë por kujtimi për ata që me gjakun dhe sakrificën e tyre deri në flijim për liri,aktë të cilët çdoherë janë të gatshëm të bëjnë patrotët,të tillë ishin edhe dëshmorët e kombit Shkëlzen Krasniqi,Eqerem Hoxha dhe Betim Berisha.
Lavdi përjetë!