Në Preshevë përdoren të gjitha llojet e drogave, problem ky shqetësues për shoqërinë preshevare.
Përdorimi i hashashit tek të rinjë në Preshevë përdoret më së shumti. Në kategorizimin e përdorimit të lëndëve narkotike kemi persona që janë në remission, disa nga ta llogariten si përdorues të rinjë dhe një grup tjetër janë përdorues kronik.
Nga e tërë kjo ende kemi një amulli në përcaktimin e gjendjes reale të përdoruesve të drogave në Preshevë, ka thënë kështu në intervistën për Blic Presheva, doctor Desaret Murati.
Edhe më tutje nuk kemi shifër konkrete sa i përket përdorimit të drogave në vendin tonë sepse këto janë në kordinim me Entin Higjenik të Vranjës dhe me stacionin policorë në Preshevë.
Doktor Desaret Murati apelon te rinjtë që për asnjë çmim mos të provojnë as marihuanën, as cfardo lënde narkotike sepse të nesërmen ata do të pendohen por kthim nga droga nuk ka thënë doktori Murati.








