Penda e Rahovicës: Lëndohet 46 vjeçari nga rrokullisja me traktor

0
366

Një shofer 46 vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore kur traktori u përmbys të enjten, afër pendës së Rahovicës, komuna e Preshevës, ndërsa ai po transportonte dru.

Policia thotë se shoferi arriti të kërcej dhe largohet nga traktori.

Ai së pari u trajtua në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, pastaj u transferua në Qendrën Spitalore të Vranjës.