Para disa ditëve u organizua një protestë kundër neglizhencës së punimeve në rrugen Gjilan – Kamenicë-Bujanoc ku bizneset që operojnë në këtë rrugë i dhanë ultimatum qeverisjes lokale dhe asaj qendrore 1 javë për të filluar punimet ose do ta bllokojnë këtë rrugë rajonale për lëvizje.
Burime të Portalit 06 Press kanë treguar se sot fillon asfaltimi i kësaj rruge në kilometrin e parë dhe pastaj do të vazhdoj pjesa tjetër pasi të shkojnë mërgimtarët.







