PËRUROHET TRAFO STACIONI NË FSHATIN BILINICË
Postimi ii komunës së Bujanocit:
Po vazhdojnë investimet në Malësi të Bujanocit. Kësaj here, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij, në prani të banorëve të fshatit Bilinicë përuruan trafo stacionin në këtë fshat, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me rrjetin elektrik.
Mali i Zi i vendos: Nga sot PCR test negativ për Shqipërinë
Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masat e reja për kufirin me Shqipërinë. Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasit shqiptarë që duan të kalojnë kufirin duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit ndaj Koovid, jo më të vjetër se 72 orë.Deri sot hyrja në Malin...
Selim Berberi, berber i parë shqiptar në Preshevë
Nga Ferid Selimi
Selim berberi i lagjes së kajallarëve të Preshevës ishte i biri i Selmanit, e Selmani ishte i biri i Aliut të mëhallës së Kajallarëve të Preshevës.Selim Aliun në Preshevë e rrethinë e njihnin dhe e njohin si Selim berberi. E ky supozohet të jetë berberi i parë shqiptar në Preshevë. (por...
Spastrim etnik pa pikë gjakimi në Luginën e Preshevës
Me përjashtime të vogla, dy dekadat e fundit e kanë gjetur Luginën e Preshevës të harruar në politikat e shteteve shqiptare.
Përballë kësaj indiference, rreth 80 mijë shqiptarë autoktonë janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme represioni, mungesë investimesh dhe një perspektivë pesimiste për të ardhmen.Përtej gjesteve simbolike, shumë pak...
Më 18 janar nxënësit mund ti kthehen bankave shkollore, varësisht nga situata epidemiologjike
Për shkak të përhapjes së virusit korona në Serbi, nxënsit e shkollave fillore dhe atyre të mesme kaluan në mësim onlin që nga 30 nëntori, për të nisur nga e premtja pushimin dimror.
Ministria e Arsimit e Serbisë, ka dal me një vlersim që parasheh tre opsione për të vijuar mësimin nga...
KKSH FILLON MBLEDHJEN E TË DHËNAVE NGA QYTETARËT PËR PASIVIZIMIN
Njoftimi ii KKSH-së:
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet.
Pra, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë qytetarët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe nga komunat e tjera, ta lajmërojnë pasivizimin e vendbanimeve dhe vendqendrimeve.
Arifi nënshkruan pagesën për përkrahje financiare të personave me aftësi të veçanta
Kryetari ii komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes postimit në rrjetin social ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar pagesat për përkrahje financiare për personat me nevoja të veçanta
Postimi ii kryetarit Arif:
Në vazhdën e përkushtimit ndaj personave me aftësi të veçanta, sot nënshkrova pagesën për përkrahje financiare të...
Të mërkurën nga mesnata deri në orën 12:00 qyteti dhe fshatrat për rreth nuk do të kenë ujë të pijshëmn
Për shkak të punimeve që duhen kryer në rrjetin kryesorë të ujësjellësit në qytet, Ndërmarrja Publike Komunalia njoftonë konsumatorët e sajë se të mërkurën nga ora 1 pas mesanate nuk do të ketë ujë të pijshëm në qytet dhe vendbanimet për rreth.
Sipas këtij njoftimit nga kjo ndërprerje përjashtohet fshati Tërrnoc, ndërsa punëtorët e...
Kontigjenti i parë i vaksinës me 4.800 doza Pfizer arrin sot në Serbi
Në orën 10:30 sot një aeroplan me pjesën e parë të kontigjentit të vaksinës Pfizer ka zbritur në aeroportin e Beogradit, sipas mediave në kuadër të kontingjentit përfshihen 4.800 vaksina.
Kujtojmë se Agjencia për medikamente dhe paisje medicinale e Sërbisë katër ditë më parë ka dhënë pëlqimin për importin e vaksinës Pfizer.
Bujanoc: Numri i të infektuarve me Covid-19 në 24h prap tejkalon 10 persona
Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 624 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2001 kontrolla prej tyre 1893 të rritur dhe 108 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 186 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq...









