Padi penale kundër Vuçiqit dhe Vullinit lidhur me rastin e Bellivuk

0
269

Nënkryetari i Bordit Drejtues të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Milloš Vuçeviq, ka deklaruar se në Prokurorinë Publike është  ngritë kallëzime penale kundër Presidentit Alleksandar Vuçiq dhe Ministrit të Policisë Aleksandar Vulin, siç ka thënë, duke cituar të gjitha provat që u shfaqën në media. dhe të cilat i shpien në lidhje me  klanin kriminal të Velko Bellivuk.

Siç ka thënë ai, në raport kërkohet që prokuroria kompetente të përcaktojë të gjitha faktet dhe “publiku të merr përgjigjen që meriton”, raporton N1.

Presidenti i SNS Aleksandar Vuçiq vetëm se e ka paralajmëruar këtë lëvizje dhe ka potencuar se në këtë mënyrë do të përcaktohet e vërteta nëse Ai dhe Aleksandar Vulin kanë bashkëpunuan dhe janë  parë me Belivuk.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Vuçeviç në prokurorinë publike ka paraqitur ankesë për kundërvajtje kundër Alleksandar Vuçiq dhe vëllait të tij Andrea, për të vërtetuar nëse kanë lidhje me rastin “Jovanjiça” ndërsa në fund të janarit prokuroria ka njoftuar se vëllezërit Vuçiq nuk ka të bëjë fare me “Jovanicën”.