Nxënësit e shkollave të mesme profesionale që kanë munguar në mësime për 15 ditë e më shumë do të marrin një orë shtesë në periudhën në vijim, pra orë shtesë për të kompensuar atë që kanë munguar. Nga ana tjetër, profesorët e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se duhet të krijojnë një plan dhe program të ri për ta dhe nuk ka vend në orarin e mësimit.
Në rast se profesorët nuk e mbajnë suplementin, nxënësi ka të drejtë ta denoncojë tek inspektorët.
Forumi i shkollave të mesme profesionale dje i dërgoi një shkresë Ministrisë së Arsimit në të cilën shprehte konfuzion dhe pakënaqësi për Rregulloren e re të Vlerësimit, e cila përcakton se nxënësit që mungojnë në mësime për një kohë të gjatë, pra 15 ditë pune e më shumë. do të krijojë një plan dhe program të ri dhe do të organizojë mësime plotësuese.








