Një polic serb i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal të Shariçit është arratisur në Shqipëri

0
236

Një pjesëtar i policisë serbe, Danilo Stojanoviç, i cili dyshohet se është anëtar i grupit kriminal të Darko Shariqit, është larguar sot nga Mali i Zi në Shqipëri.

Stojanoviç kaloi në Shqipëri në pikën kufitare Grnçar.

Policia malazeze ndaloi automjetin me të cilin ndodhej, por ai u largua para se të bëhej kontrolli.

Drejtoria e policisë së shpejti do të njoftojë zyrtarisht ngjarjen.