Nga sot: Për të hyrë në Kosovë duhet test negativë, ose vërtetim të vaksinimit, vlenë edhe për qytetarët e Serbisë

0
751

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave që ka siguruar LajmiAL masat e reja gjegjësisht testi negative dhe vërtetimi i imunizimit kërkohet edhe nga shtetasit e Sërbisë.

Nga sot, policët pritet të punojnë 12 orë, ndërsa shkurtohet orari i gastronomisë.

Nga sot 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

  1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19
  2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.
  3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
  4.  Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë e lartpërmendura duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh, lirohen nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë e lartpërmendura.

Nga dita e nesërme shtetasit e Sërbisë të njetat kushte do ti kenë edhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut./LajmiAL/