Vaksinimi kundër virusit korona fillon nesër më 25 dhjetor në shtëpinë e te moshuarve, më pas në institucione shëndetësore, pastaj policia, ushtria , punëtorët e arsimit dhe me radhë.
Presidenti i Serbis Aleksandër Vuçiq, tha sot për mediat e vendit se vaksinimi i parë do të fillojnë në shtëpinë e pleqëve pasi që ata janë kategoria më e rrezikuar, ai shtoi se vaksina është një shpëtim për njerzimin.
Vuçiq , gjithashtu tha se nga udhëheqja e shtetit do të marrë vaksinën , qoftë Ana Bërnabiq, ose Darija Kisiç ose vetë ai.
Presidenti i vendit, tha se Serbia është i vetmi vend jashtë BE-së, që arriti të sigurojë disa vaksina duke shtuar se ALIMS, mori mostra të vaksinave tjera, dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë puënën e tyre , dhe pastaj ne presim sasi më të mëdha.
Në janar, mbase një milion njerëz do të vaksinohen, sipas presidentit Vuçiq “nga mesi i janarit, ne mund të shkojmë për më shumë vaksinime masiv”








