Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, departamenti i policisë së komunikacionit, nga nesër deri me 12 dhjetor 2021, do të ndërmarrin aksionin ndërkombëtar, intensifikimin e kontrollit të komunikacionit dedikuar në zbulimin e veprave të vozitjes nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikoaktive.
Aksioni ndërkombëtar do të fillojë nesër në 30 shtete evropiane anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti policisë së komunikacionit të Europës).
Gjatë zhvillimit të aksionit, policia e komunikacionit, policia e komunikacionit çdo ditë do të angazhojë të gjitha pajisjet matëse në dispozicion të alkoolmetrizmit, si dhe pajisjet për kontrollin e supstancave psikoaktive në organizëm.
Në çdo të pestin aksident trafiku me fatalitet në Republikën e Serbisë ka marrë pjesë shoferi nën ndikimin e alkoolit, ndërsa numri i veprave të lartpërmendura është në rritje konstante.
Zyrtarët policorë të policisë së komunikacionit që nga fillimi i vitit nga komunikacioni kanë përjashtuar rret 45.000 shofer për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit dhe 1.400 shofer për shkak të vozitjes nën ndikimin e supstancave psikoaktive./Lajmi-AL/








