Qeveria e Serbisë ka miratuar sot masat e propozuara nga Shtabi i Krizave të hënën dhe ato do të hyjnë në fuqi më 20 dhjetor.
Siç është potencuar në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, masat e reja kanë të bëjnë me hyrjen në Serbi, kështu që shtetasve të huaj do tu lejohet të hyjnë vetëm me test PCR jo më i vjetër se 48 orë, ndërsa qytetarët serbë që nuk kanë test PCR do të duhet të jenë në izolim shtëpiak për 10 ditë. ose të testohen dhe të largohen nga izolimi nëse testi është negative, shkruan danas.
Çmimi i testimit për Covid-19 me kërkesë personal për shtetas të huaj nga sot do të kushtojë 18,000 dinarë, ndërsa për qytetarët e Serbisë çmimi mbetet i njëjtë – 6,000 dinarë.
Çmimi i testimit me kërkesë personale për qytetarët e Serbisë do të rritet nga 1 janari dhe do të jetë 9,000 dinarë.
Shtetasit e huaj me qëndrim të aprovuar në Serbi, turistët e huaj dhe shtetasit e Serbisë, terminin për testim me kërkesë personale mund ta caktojnë në mënyrë elektronike./LajmiAL/








