Në Serbi në dispozicion dy lloje të vaksinave anti-Covid-19

0
459

Në Serbi do të jenë në dispozicion dy lloje të vaksinave anti-Covid-19,
ajo nga kompania amerikane Pfizer dhe ruse Sputnik V, ndërsa secili zgjedh se nga cila kompani dëshiron.

Presidenti Aleksandar Vuçiq kohët e fundit njoftoi se shteti do të përpiqet të sigurojë 500,000 deri në një milion doza vaksinash deri në fund të vitit.

Sipas njoftimeve, së pari do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, pastaj ushtria dhe policia, pastaj të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, arsimtarët, dhe pastaj të gjithë të tjerët./Lajmial/