Në komunën e Preshevës mësimi do të fillojë i kombinuar për shkak të numrit të madh me Covid-19

0
336

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën sipas së cilës përcaktohet mënyra e fillimit të vitit shkollorë nëpër komunat në Sërbi.


Ministri i arsimit Branko Ruzhiç i ka dërguar sot letër administratave shkollore përmes së cilës i ka njoftuar për mënyrën e fillimit të vitit shkollor.


Në këtë listë gjenden komunat të cilat për shkak të numrit të madh të rasteve me virusin korona, javën e parë të shtatorit do ta fillojnë me mësim të kombinuar, në mesin e të cilave është edhe komuna e Preshevës.


Për javën e parë të vitit shkollorë 2021/2022 ekipi për përcjelljen e gjendjes në shkolla pranë MA-së ka marrë vendim që
në 15 njësi shkollore mësimi të fillojë i kombinuar.


Ato janë: Klladovë, Petrovc, Nova Varosh, Priboj, Uzhicë, Valevë, Despotovc, Jagodin, Paraçin, Svillajnac, Rekovac, Qupria, Preshevë, Novi Pazar dhe Bojnik.