Policia hungareze ka konfiskuar një veturë në pikën kufitare Reshke-Horgosh, e cila ishte në kërkim nga policia në Keçskemet të Hungarisë, e cila drejtohej nga një shtetas I Serbisë.
“Një shtetas i Serbisë është paraqitur në hyrje të Hungarisë nga vendkalimi kufitarë me një BMW me targa gjermane. Gjatë kontrollit, doganierët kanë konstatuar se automjeti ishte me urdhër dhe policia po e kërkonte”, thuhet në faqen e policisë hungareze.
Departamenti i policisë Szeged ka sekuestruar automjetin me vlerë gjashtë milionë forintë (15,000 euro).








